Thursday, July 14, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rritja e rasteve me koronavirus, qeveria rikthen masat e para, Rakacolli: Rrezikojmë mbylljen

by mapo.al
29/10/2020
in Kronika, Kryesore, Video
0

Qeveria rikthen masat e para kufizuese për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus ditë pas dite. Universitetet do të zhvillojnë mësim online të paktën për një muaj. Ndërsa konviktet do të qëndrojnë të mbyllura.

Ky ka qenë vendimi i marrë sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas vlerësimit të situatës, ndërsa u komunikua nga zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situaten dhe risqet, kemi vleresuar situaten në rajon dhe Europë, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë, pa prezencë fizike të paktën për muajin e parë të hapjes, duke vlerësuar situatën në dinamikë. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, u shpreh ajo.

Numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë, njëkohësisht kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se po shqyrtohet edhe mundësia për të mbyllur pjesërisht lokalet dhe restorantet në zonën e ish-bllokut në Tiranë, pas orës 22:00.

“Njëkohesisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli.

Zona e bllokut konsiderohet nga Ministria e Shëndetësisë si vatra kryesore e përhapjes së koronavirusit në kryeqytet. Tirana vijon të ketë numrin më të madh të të infektuarve dhe rasteve fatale nga virusi i rrezikshëm.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se situata në 2 javët e fundit paraqitet me një rritje të numrit te rasteve, të cilat përkojnë me hapjen e  shkollave, bareve, restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese.

“Për dy javët e fundit incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë. Aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave janë perqendruar ne Tiranë. Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura”, tha Rakacolli.

Ndërkohë, burime për MAPO konfirmojnë se në Nëntor vendi do t’i rikthehet karantinës duke zbatuar orën policore nga orët e mbrëmjes e deri në mëngjes.

Një gjë të tillë e paralajmëroi sot edhe zv/ministrja Mira Rakacolli e cila deklaroi se masat paraprake po merren për të shmangur një karantinë të dytë e cila është e padëshirueshme nga të gjithë.

“Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojme mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve”, tha Rakacolli.

Tags: Covid-19KoronavirusiMira RakacolliVideo

JU SUGJEROJME

Nga propozimi live për martesë, te hedhja e kapelave/ UET feston me një ceremoni emocionuese që përshkruan qindra histori njerëzore
Kryesore

Nga propozimi live për martesë, te hedhja e kapelave/ UET feston me një ceremoni emocionuese që përshkruan qindra histori njerëzore

14/07/2022
Makina përplas këmbësorët, një i vdekur e dy të plagosur në Durrës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lamias, ndërrojnë jetë dy vëllezërit shqiptarë

14/07/2022
France24: Në Shqipëri, zhytësit ‘peshkojnë’ bomba të Luftës së Dytë Botërore
Aktualitet

France24: Në Shqipëri, zhytësit ‘peshkojnë’ bomba të Luftës së Dytë Botërore

14/07/2022
Ndahet nga jeta mjeku dhe epidemiologu i shquar shqiptar
Aktualitet

COVID-19/ Rekord infektimesh në 24 orët e fundit, 739 vetëm në Tiranë

13/07/2022
Next Post
Dekreti i Ilir Metës mundësoi ngritjen e flamurit të Kosovës në sy të Putinit

Dekreti i Ilir Metës mundësoi ngritjen e flamurit të Kosovës në sy të Putinit

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Nga propozimi live për martesë, te hedhja e kapelave/ UET feston me një ceremoni emocionuese që përshkruan qindra histori njerëzore
  • Aksident i rëndë në Lamias, ndërrojnë jetë dy vëllezërit shqiptarë
  • Kryemadhi merr në mbrojtje kreun e “Foltores”
  • France24: Në Shqipëri, zhytësit ‘peshkojnë’ bomba të Luftës së Dytë Botërore
  • COVID-19/ Rekord infektimesh në 24 orët e fundit, 739 vetëm në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In