Kryesore

Qytetari në Skrapar hap zjarr ndaj policisë dhe nuk dorëzohet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:05 - 29/04/20 |
mapo.al

Një ngjarje e pazakontë raportohet se po ndodh në këto momente në qytetin e Çorovodës.


Burime për mediat raportojnë se një person me probleme mendore dyshohet se ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë së qytetit.


Një dëshmitar nga vendngjarja shprehet se kanë ardhur përforcime nga Policia e Beratit, ndërsa personi ne probleme mendore nuk pranon të dorëzohet duke kërcënuan uniformat blu.


Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.


Njoftimi i policisë:

Skrapar/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas