Aktualitet

Burg dhe heqje patente/ Rama: Do ndryshojmë Kodin Penal dhe Rrugor për masat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:45 - 08/04/20 |
mapo.al

Qeveria shqiptare po përgatit një paketë ndryshimesh në Kodin Penal dhe Rrugor lidhur me masat e forta shtrënguese që janë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që tashmë nga Akt Normativ do të kthehen në ligj.


Kryeministri Edi Rama shkruan se kjo paketë ndryshimesh, do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të luftës dhe do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, që ka paralajmëruar.


Në ligj do të sanksionohet se kush thyen masat do të përfundojë në burg, ndërsa do t’i hiqet edhe leja e drejtimit të makinës për disa vite. Paketa e zgjeruar financiare, thotë Edi Rama do të jetë gati brenda 15 prillit.


Reagimi i kreut të qeverisë
🔴 MASAT E REJA SHTRËNGUESE, PËR TË CILAT PO PËRGATITEMI T’I DREJTOHEMI PARLAMENTIT PËR NDRYSHIME NË KODIN PENAL & RRUGOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NË KUSHTET E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE DHE SPECIFIKISHT EPIDEMISË, NGA NJËRA ANË DO TË MBROJNË POPULLIN NGA TË PABINDURIT DERI NË FUND TË KËSAJ LUFTE, NGA ANA TJETËR DO TË GARANTOJNË LEHTËSIMET E NEVOJSHME NË VAZHDIM, DUKE SIGURUAR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI


🔴 HEQJA E LEJES SË DREJTIMIT TË AUTOMJETIT PËR DISA VJET, E PO ASHTU HEQJA E LIRISË, PËR DISA APO SHUMË VITE SIPAS SHKALLËS SË SHKELJES, DO TË KTHEHEN NË NORMA BINDËSE PËR TË SIGURUAR FITOREN E LUFTËS PA RREZIKUAR ARRITJET E DERISOTME DHE RRUGËN E RIMËKËMBJES EKONOMIKE PA CËNUAR SHËNDETIN E ASKUJT

🔴 BRENDA 15 PRILLIT DO TË KEMI PAKETËN E ZGJERUAR FINANCIARE DHE GATISHMËRINË PËR MIRATIMIN E MASAVE LEHTËSUESE NË QEVERI, SI EDHE TË MASAVE TË REJA PENALE NË KUVENDIN E SHQIPËRISË

#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje


Etiketa: , , , ,

Pas