Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media pas firmosjes së marrëveshjes me opozitën parlamentare për ndryshimet kushtetuese.
Rama u shpreh se me këtë, u arrit një konsensus i madh, por jo i plotë, për 5 qershorin, dhe një konsensus total siç e quajti ai për hapjen e listave, ku qytetarët të votojnë deputetin që ata preferojnë.
Rama shtoi se Opozitës ju dha një përgjigje për pyetjen se kur do të votohet marrëveshja e 5 qershorit, çka është 23 korriku.
Por ai shtoi se duhet të vijojë diskutimi në Këshillin Politik, për ndryshimet që do të sjellë në Kodin Zgjedhor ndryshimi kushtetues i 30 korrikut, që do të sanksionojë hapjen e listave.
Rama u shpreh se për të gjitha këto duhet të mblidhet sërish Këshilli Politik, dhe shprehu vullnetin qe kjo të ndodhë që nesër.