Qeveria miraton disa masa të reja lehtësuese. Marketet dhe farmacistë do të hapen edhe ditën e shtunë, deri në orë 17:30.
Të shtunën dhe të dielën pensionistët do të mund të dalin deri në orë 10:00 të paradites. Prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç, do të mund të dalin lirisht në fundjavë, nga ora 11:00-17:30.
Rama thotë se pas të premtes në orën 17:30, ndalohet lëvizja e makinave private. Ndërkohë të dielën do të jenë të gjitha mbyllur.
“Nga sjellja e duhur në distancimin social dhe zbatimi i rregullit bazë të mosgrumbullimit jashtë qelizës familjare gjatë fashës orare të lëvizjes këtë fundjavë, varet ecuria e mëtejshme pozitive e kësaj lufte deri këtu të zhvilluar shkëlqyeshëm, po edhe vendimmarrja jonë për më tej“,- shkruan kryeministri.
Postimi i Ramës
TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PENSIONISTËT DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 10.00😊
TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI BRENDA KËSAJ FASHE ORARE🚫
🟢 TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PRINDËRIT ME FËMIJËT DERI NË 14 VJEÇ DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT NGA ORA 11.00 DERI NË ORËN 17.30😊
🟢 TË SHTUNËN 2 MAJ DO TË QËNDROJNË HAPUR VETËM USHQIMORET DHE FARMACITË DERI NË ORËN 17.30😊
TË DIELËN TË GJITHA MBYLLUR🚫
🔴 GJATË TË SHTUNËS 2 MAJ DHE TË DIELËS 3 MAJ DO TË NDALOHET KATEGORIKISHT QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE⛔️
🔴 KUJDES! NGA SJELLJA E DUHUR NË DISTANCIMIN SOCIAL DHE ZBATIMI I RREGULLIT BAZË TË MOSGRUMBULLIMIT JASHTË QELIZËS FAMILJARE GJATË FASHËS ORARE TË LËVIZJES KËTË FUNDJAVË, VARET ECURIA E MËTEJSHME POZITIVE E KËSAJ LUFTE DERI KËTU TË ZHVILLUAR SHKËLQYESHËM, PO EDHE VENDIMMARRJA JONË PËR MË TEJ🙏
*Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do t’ju informojë sot planin e hapjes së mëtejshme deri në 18 maj