Kryesore

Rama prezanton Çuçin si ministër të Brendshëm: Protesta duhet të na bëjë të reflektojmë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 18/12/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm, në vend të Sandër Lleshajt i cili u dorëhoq disa ditë më parë pas protestave masive që përfshin vendin, pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.





Nga Ministria e Brendshme, protestën Rama e konsideroi goxha të veçantë në llojin e vet dhe tha se “të gjithëve duhet të na bëjë të reflektojmë”.


Ai tha se të tilla shfaqje të përdorimit të minorenëve dhe të miturve nga politika, nuk duhet të përsëriten më.




“Përfshirja për herë të parë në historinë tonë, e minorenëve, fëmijëve, për të luftuar brenda vetes për qëllime të caktuara një fakt tejet fatkeq, sidoqoftë domethënës, jo vetëm për të kuptuar natyrën e agresionit ndaj Policisë së Shtetit, agresion i frymëzuar, nxitur, por për të kuptuar edhe përtej kësaj, për të kuptuar se çfarë ne, e gjithë qeveria, duhet të bëjmë që kurrë më të mos përsëritet një shfaqje e tillë eklstreme ku fëmijët janë mish për top si të oganizatave terroriste, me synime ekstreme që nuk ndalen në përdorimin e mjeteve ekstreme”, u shpreh Rama.


Kreu i qeverisë tha se e drejta e protestës është e garantuar, por solli në vëmendje dy nga protestat rezistente siç ishte ajo e banorëve të Astirit dhe artistëve të Teatrit Kombëtar, të cilët sipas tij, vonuan këto dy projekte.


“Kushdo ka të drejtë të protestojë, por jo çdokush që proteston ka të drejtë. E drejta e protestës nuk diskutohet, e drejta e protestuesve gjithnjë diskutohet. Kjo qeveri s’e ka disklutuar kurrë të drejtën e protestës dhe çdo protestues është respektuar maksimalisht. Madje në ndonjë rast, respektimi i të drejtës së protestës ka shkaktuar shkeljen e të drejtës së të tjerëve. P.sh, në rastin e Unazës së Re, për muaj të tërë e drejta e protestës është ushtruar dhe respektuar nga ana jonë në interes të një grupi të caktuar, ndërkohë që është shkelur e drejta e një mase shumë të madhe njerëzish, për të qarkulluar lirisht me orë të tëra çdo ditë. Dhe bashkë me të drejtën e asaj të madhe njerëzish është shkelur edhe e drejta e zhvillimit të një projekti strategjik për të ardhmen e qytetit dhe të ardhmes të gjithë banorëve të Tiranës. Apo në rastin e Teatrit, një pakicë artistësh të lidhur me një fije politike përdorën të drejtën e protestës për t’i imponuar forcërisht jo vetëm komunitetit të artistëve, por edhe qeverisë, bashkisë, duke marrë peng godinën për 2 vjet me radhë dhe duke e vonuar me forcë projektin e Teatrit. Nuk ka qenë dobësi nga ne“, theksoi kryeministri.

Lexo edhe :  Audiopërgjimi-Rushaj: Rama planifikon të prishë 100 mijë shtëpi dhe kërkon vota

Protestat, tha Rama, kanë sjellë dhunë, ndërsa shtoi se jemi i vetmi vend ku kemi më shumë policë të dhunuar në protestë, se sa protestues.

“Është krijuar bindja e gabuar se mund t’i bëjnë policit ça të duan dhe polici nuk duhet të reagojë. Po sjell shembullin e SHBA, sipas protokollit të normuar të Policisë, kur polici të ndalon makinën, ti duhet të vendosësh duart te timoni dhe nuk duhet të lëvizësh asnjë gisht. ose kur të thotë dil, duhet të vendosësh duart te makina dhe nuk duhet të lëvizësh asnjë cm. Kjo ide duhet zhbërë, me profesionalizëm dhe qytetari. Urdhrat dhe kërkesat e policisë nuk mund të diskutohen, duhet vetëm të zbatohen. Janë rezultatet arsyeja pse Policia e Shtetit sulmohet“.

1


Etiketa: , , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas