Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Vetë kreu i qeverisë ka njoftuar në Facebook takimin me presidentin turk, në rezidencën e këtij të fundit në Marmaris.
Në fokus të takimit, sipas Ramës, kanë qenë marrëdhëniet mes dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik dhe ai në kuadër të përballjes me koronavirusit si dhe situata në rajon.
Takimi i Ramës me Erdogan vjen në një moment tensionesh të Turqisë me Greqinë pas kërkimeve për naftë të Ankarasë në Mesdheun Lindor. Nuk kanë munguar as tensionet në det mes dy flotave.
Ndërsa në anën tjetër Greqia ka shtuar presionin ndaj Shqipërisë për marrëveshjen detare, duke pretenduar zgjerimin me 12 milje në detin Jon. E shprehur kjo edhe nga kryeministri Mitsotakis në fjalimin kombëtar në Parlamentin grek. Por që për Tiranën zyrtare nuk ka ende asnjë marrëveshje në horizont me Athinën.
Postimi i Ramës
Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
LEXO EDHE:
Rafineria e naftës në Ballsh, Rama me Aljev: Një kompani azere e interesuar