Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të tërheqë padinë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Gjatë konferencës për shtyp nga Prishtina, pas takimeve me liderët e politikës atje, Rama tha se do të tërhiqet zyrtarisht padia e tij për shpifje ndaj ish-komandatit të UÇK. Kreu i qeverisë paditi Haradinajn në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pas polemikave lidhur me temën e shkëmbimit të territoreve.
Në një emision televiziv, Haradinaj ka akuzuar Edi Ramën, se së bashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa nga ana tjetër, Haradinaj e quajti padinë diversion politik dhe u shpreh kishte argumentet e duhura ligjore për t’iu përgjigjur.
Tërheqja e Ramës vjen në një kohë kur Gjykata e Hagës ka ngritur aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli.
LEXO EDHE:
Rama nga Prishtina: Aktakuzat të padrejta, pa UÇK-në Kosova mund të mos ishte shtet