Kryesore

Reagon ashpër Yuri Kim, flet për marrëveshje prapa krahëve kundër Reformës në Drejtësi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:45 - 21/05/20 |
mapo.al

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, ku flet për marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi.


Kim thotë në Twitter se shpreson që këto fjalë të mos jenë të vërteta.


Ambasadorja amerikane thekson gjithashtu se sado që reforma në drejtësi është e dhimbshme dhe e ngadaltë njëkohësisht, ajo është e nevojshme dhe duhet të vazhdojë.


Postimi
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.”


Vlen të theksohet se dy ditët e fundit ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pasur takime me kryeministrin Edi Rama një ditë më parë dhe me presidentin Ilir Meta sot. Në fokus mësohet se ka qenë pikërisht ecuria e Reformës në Drejtësi.


Etiketa: ,

Pas