Kronika

RENEA aksion në Peqin për të arrestuar Talo Çelën, në pranga një person








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:20 - 12/08/20 |
mapo.al

RENEA ka zhvilluar një aksion policor mbrëmjen e kaluar në lagjen “Teqe” në Peqin.


Sipas burimeve mësohet se forcat RENEA kanë tentuar të arrestojnë Talo Çelën. Bëhet me dije se ka rënë në pranga një person, por nuk jepen detaje nëse ai është i shumëkërkuari.


Talo Çela është i dyshuar si i përfshirë në grabitjen e Rinasit ku u grabitën 6.8 mln euro në pistën e aeroportit si dhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, ngjarje kjo e ndodhur në prill të këtij viti në Durrës. Ai është një nga njerëzit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.


Kontrollet janë ushtruar edhe në afërsi të burgut të Peqinit.


Paraprakisht bëhet me dije se në zonë ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Ende nuk ka një komunikim zyrtar nga DVP Elbasan.


Etiketa: , , , ,

Pas