Aktualitet

Merret peng një person në Kamëz, e fusin me dhunë në makinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:07 - 17/01/20 |
mapo.al

Një person është rrëmbyer në Kamëz. Policia bën me dije se gjatë një konflikti, disa persona kanë rrëmbyer një të ri dhe janë larguar me një automjet. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar.


Njoftimi



Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.


Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa:

Pas