Kronika

Rrezikon të mbytet një person te Liqeni i Tiranës (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:31 - 07/07/20 |
mapo.al

Një person ka rrezikuar jetën te Liqeni Artificial i Tiranës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. MAPO siguron video nga momenti i ngjarjes.



Gj. C., 65 vjeç është futur në ujë për t’u freskuar, por e ka pasur të pamundur për të dalë për shkak të llucës.


Në ndihmë të tij kanë ardhur menjëherë disa të rinj, të cilët e kanë nxjerrë në breg të liqenit.


65-vjeçari është dërguar më pas në spital për ndihmë mjekësore ndërkohë që mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat e policisë.

Njoftimi i policisë
Më datë 07.07.2020, rreth orës 13:00, është nxjerrë nga Liqeni Artificial shtetasi Gj. C., 65 vjeç, i cili gjatë kohës që ka qene duke u larë, ka rrezikuar te mbytej. Ky shtetas është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas