Aktualitet

Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit, Kosova zhytet në krizë politike








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:58 - 25/03/20 |
mapo.al

Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit Albin Kurti. Mocioni i mosbesimit i kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës vendosi me 82 vota pro dhe 32 kundër, rrëzimin të qeverisë. Seanca e sotme ishte maratonë dhe u shoqërua me debate të forta.


Shkarkimi i ministrit të Brendshëm nga Kurti, Agim Veliu, përplasi VV me partnerët e koalicionit, LDK. Veliu u shpreh në mbështetje të presidentit Thaçi i cili kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së koronavirusit, por deklarata e tij nuk u prit mirë nga kryeministri Albin Kurti dhe VV.


Ai vendosi largimin nga ekzekutivi të Veliut, por reagimi i  LDK ishte i ashpër dhe i menjëhershëm duke kërkuar në Kuvend mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Kosova futet kështu në një krizë të re politike në momentin më të papërshtashëm, pasi nga ana tjetër vendi ndodhet në kushte emergjente për shkak të COVID-19.


Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti qëndroi si kryeministër i Kosovës vetëm 50 ditë, pas negociatave të cilat zgjatën disa muaj që prej zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit me LDK-në, koalicion i cili ditën e sotme vulosi dështimin.



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas