Mbrëmjen e kësaj të shtune dy raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Shkodër, duke e çuar në 33 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë qytet.
Rastet e reja janë dy motra, ku njëra mësohet se është 80 vjeç dhe vuan nga sëmundje të tjera kronike dhe më parë është operuar në zemër. Rastet janë evidentuar në fshatin Draçin, dhe bëhet fjalë për një vatër të re infeksionit. Dy rastet e sotme në Draçin nuk kanë lidhje me rastet e Kirasit dhe dhe Dobraçit.
Sot ISHP konfirmoi 333 të prekur me COVID-19 në të gjithë vendin dhe rastet vijojnë të rriten. Vetëm në 24 orët e fundit ishin 29 raste të reja, pa llogaritur 2 të infektuar që janë konfirmuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.