Kryesore

Rritet sërish numri i të infektuarve me koronavirus, 132 raste të reja sot








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:08 - 28/09/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë publikoi sot të dhënat e reja nga situata epidemike COVID-19 në vendin tonë.


Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 824 testime, ndërsa janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 132 raste të reja (106 ishin një ditë më parë).


31 raste janë konfirmuar në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.


Në total numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ka arritur në 13391.


Sot janë raportuar të shëruar 95 qytetarë, duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur virusin në 7629. Rastet aktive janë 5382.


Ditën e sotme kanë ndërruar jetë 3 pacientë si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga virusi (dy të vdekur ishin dje). Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 58-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçar nga Lushnja, një 66-vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 380.

Përditësimi i situatës së COVID-19 në vendin tonë

824 testime sot – Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2.

Qytetet e prekura – 31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.

95 të shëruar – Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7629 që nga fillimi i epidemisë.

185 në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.

3 viktima ditën e sotme – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (28 Shtator 2020)
Testime totale 86378
Raste pozitive 13391
Raste të shëruara 7629
Raste Aktive 5382
Humbje jete 380 (Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2632
Durrës 591
Shkodër 391
Elbasan 318
Lezhë 305
Korçë 252
Fier 244
Vlorë 198
Kukës 154
Berat 112
Dibër 107
Gjirokastër 78

Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave anti-COVID. Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19. 

LEXO EDHE: 

3 viktima nga koronavirusi në vendin tonë në 24 orët e fundit


Etiketa: , , ,

Pas