Rritet sërish numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 743 persona. Numri total i të vdekurve në Itali arrin në 6820.
Rastet e reja të 24 orëve të fundit kanë qenë 3 612, të cilët janë konfirmuar pozitivë si bartës të virusit vdekjeprurës. Në krahasim me një ditë më parë (3 780), ka rënë numri i të infektuarve, por është rritur ai i viktimave.
Dje u raportuan të vdekur 601 persona, por 24 orë më pas numri i viktimave është rritur me 142.
Që prej shënimit të rastit të parë me COVID-19, numri total i të infektuarve ka arritur në 69 176. Vetëm Kina ka më shumë të infektuar se Italia mbi 90 mijë.
Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur 350 mijë persona.
LEXO EDHE:
Shifra tronditëse nga Spanja, 514 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit