fbpx

Aktualitet

Sekuestrohen 4 kg heroinë në Tiranë dhe armë, emrat e të arrestuarve





               Publikuar në : 09:28 - 21/11/19 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion gjatë natës pranë ish-stadiumit  “Dinamo”. Dy persona janë arrestuar, ndërkohë që janë sekuestruar heroinë dhe armë.


Gazeta Mapo mëson se në pranga kanë rënë Klajdi Balla 28 vjeç dhe Donaldo Llupo 18 vjeç. Dy të arrestuarve u janë gjetur 4 kg heroinë në makinë si dhe pistoleta.



Policia kishte informacion se këta persona kryenin aktivitet të paligjshëm dhe i ka mbajtur nën vëzhgim. Gjatë mbrëmjes këta 2 persona janë ndaluar nga policia tek ish- stadiumi “Dinamo” dhe gjatë kontrollit të mjetit u gjetën 4 kg heroinë si edhe një pistoletë.


Njoftimi paraprak i policisë:

Policia e Tiranës në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë natës ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë

Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike heroine armë zjarri e sende të tjera.

Policia ka shoqëruar disa persona në ambientet e Policisë

Operacioni vijon. Në përfundim të operacionit do tju dërgoj komunikatën e plotë


Etiketa:

Pas