Aktualitet

Vinte nga Londra me 42 mijë paund në valixhe, Policia i sekuestron paratë shqiptarit në Rinas








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:06 - 04/08/20 |
mapo.al

Sekuestrohet shuma prej 42 000 Paund, të padeklaruara në aeroportin e Rinasit.


Policia bën të ditur përmes një njoftimi për mediat se strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, për pasagjerët e linjës ajrore Wizz Air e cila po vinte nga Luton në Rinas, konstatuan tek një person i identifikuar si B.K. një valixhe brenda të cilës kishte 42.000 paund.


Shqiptari nuk e kishte deklaruar shumën e parave e cila ka qenë në tejkalim të shumës që lejohet të transportohet fizikisht nga njëri shtet në tjetrin, prej 10 mijë euro.


Shuma e parave të padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. B.K akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.




Etiketa: , , , , ,

Pas