Kronika

Sekuestrohet 1 ton kanabis me vlerë 10 mln € në Bari, mediat: Vinte nga Shqipëria





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:48 - 29/04/20 |
mapo.al

Një ngarkesë e konsiderueshme prej 1 ton lënde narkotike kanabis është sekuestruar mëngjesin e sotëm në brigjet e Barit, në Itali.


Droga u sekuestrua nga policia në bashkëpunim me Departamentin e Operacioneve Ajrore dhe Detare të Guardia di Finanza. Dy vëllezër italianë nga Torre Canne, një vend bregdetar në Fassa, u arrestuan nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.



Mediat vendase bëjnë të ditur se droga vinte nga Shqipëria. Kanabisi ishte i ngarkuar në dy motobarka.


Ende nuk është e ditur se nga cila pjesë e territorit shqiptarë janë nisur saktësisht dy mjetet e lundrimit që transportonin drogën.

Policia e vendit fqinj është habitur nga një fakt në këtë operacion. Ndërsa herët e tjera trafikantët ishin thuajse të gjithë shqiptarë, këtë herë ata janë italianë. Hetimet nga detektivët e policisë vazhdojnë.

Vlera e drogës në treg do të kapte shifrën e 10 milionë eurove.


Etiketa: , , , ,

Pas