Aktualitet

Sekuestrohet në Durrës 500 gr kokainë dhe heroinë, në pranga edhe 1 vajzë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:55 - 09/04/20 |
mapo.al

Policia ka sekuestruar në Durrës 0.5 kg kokainë dhe heroinë. 3 persona janë arrestuar, mes tyre organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpuntorja e shpërndarësit.


Në vijim të operacionit “HIGH QUALITY”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në kuadër të të cilit u sekuestrua 0.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe u vunë në pranga 3 shtetas (organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike), operacioni ka vijuar për evidentimin dhe goditjen e personave të tjerë që ushtrojnë këtë veprimtari kriminale”, – thotë policia.


Njoftimi


Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.


Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen 126 doza me lëndë narkotike kokainë, 1 automjet, 3 telefona celularë dhe 1 peshore elektronike.

Në vijim të operacionit “HIGH QUALITY”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në kuadër të të cilit u sekuestrua 0.5 kg lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe një sasi e konsiderueshme parash, e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe u vunë në pranga 3 shtetas (organizatori, shpërndarësi dhe bashkëpunëtorja e shpërndarësit të lëndës narkotike), operacioni ka vijuar për evidentimin dhe goditjen e personave të tjerë që ushtrojnë këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i vijimit të operacionit të ndjekur me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast, duke vënë në pranga dy shtetas:

D. M., 32 vjeç dhe L. M., 57 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. M., në lagjen nr. 14, Durrës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një peshore elektronike, ndërsa gjatë kontrollit të shtetasit L. M., në automjetin tip “Benz”, u gjetën dhe sekuestruan 2 doza kokainë, në total 63 gramë kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Etiketa: , ,

Pas