Kronika

Sërish shifra tragjike, 4 të vdekur nga koronavirusi, 2 ishin pa sëmundje të tjera





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:02 - 28/07/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit nga COVID-19.


Në 24 orët e fundit ne spitalin COVID2, “Shefqet Ndroqi” kanë ndërruar jetë 4 qytetarë. Dy prej viktimave nuk kanë pasur sëmundje shoqëruese.


Nuk e kanë fituar dot betejën një 84-vjeçare nga Shkodra, një 75-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78-vjeçar dhe një 82-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.


Numri i të vdekurve në vendin tonë nga koronavirusi arrin në 148.


Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

117 raste u konfirmuan sot me virusin vdekjeprurës. Shifrat e të infektuarve vijojnë të mbeten të larta, ndërkohë që apeli i autoriteteve për qytetarët është që të respektojnë rregullat dhe të ruajnë distancimin fizik në ambientet e mbyllura.

LEXO EDHE: 

117 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, infeksioni shpërndahet në 19 qytete


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas