Kronika

Shënohen 5 viktima nga koronavirusi sot, ja situata në vendin tonë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:11 - 13/08/20 |
mapo.al

5 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në 213 numrin total të të vdekurve nga virusi i rrezikshëm.


Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 62-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçare nga Tirana, një 70-vjeçar nga Korça, një 74-vjeçare nga Shkodra, një 83-vjeçar nga Pogradeci.


Ndërsa dje kanë ndërruar jetë 3 pacientë, një 65-vjeçar nga Elbasani dhe dy qytetarë nga Tirana, një 66-vjeçar dhe një 76-vjeçare. Sot është shënuar numri rekord i rasteve të reja, 154 të tilla.


Në vendin tonë janë kryer 48319 testime totale, nga të cilat 6971 kanë rezultuar pozitive, ndërsa janë shëruar 3616 pacientë. Numri i rasteve aktive është 3142.


 


Etiketa: ,

Pas