15 pacientë të shtruar te Spitali Infektiv në QSUT, janë shëruar nga koronavirusi ditën e sotme. Numri i përgjithshëm i personave që kanë mposhtur virusin vdekjeprurës COVID-19 ka arritur në 67.
Edhe dje u shënuan shifra optimiste, teksa 8 të infektuar me koronavirus, në testet e fundit rezultuan negativë. Numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 243, pas 20 rasteve të reja të shënuara 24 orët e fundit, ndërsa kanë humbur jetën 15 persona.
Rama ne FB
LAJM I MIRË: 15 TË SHËRUAR SOT🤩