Aktualitet

Lajmi i Fundit/ Sherr me thika në Korçë, plagosen tre të rinj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:28 - 23/06/20 |
mapo.al

Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur këtë mbrëmje në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, pas një konflikti çasti, të rinjtë janë qëlluar me thika dhe të tre kanë mbetur të plagosur.


Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia raporton se të rinjtë ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.


Identitetet dhe gjendja e tyre ende nuk bëhet me dije, por mësohet se policia i ka identifikuar dy prej tyre me inicialet M.R., R.D., përkatësisht 18, 21 dhe 25 vjeç.


Njoftimi i Policisë:


Korçë/Informacion paraprak

Në datën 23.06.2020, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas