Kryesore

Shifër rekord, 93 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:50 - 11/07/20 |
mapo.al

Shifër rekord, 93 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë (90 ishin një ditë më parë). Ky është numri më i lartë i të infektuarve në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë.


Shkon në 3371 numri i përgjithshëm i të prekurve me virusin vdekjeprurës, nga të cilët janë shëruar 1881 pacientë.


Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik, informoi se 4 qytetarë kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në vendin tonë në 89. Edhe shifra ditore e të vdekurve është gjithashtu rekord, pasi numri më i lartë i personave që kanë ndërruar jetë në 24 orë ka qenë 3 pacientë.


72 pacientë ndodhen të shtruar te Infektivi, prej të cilëve 4 ndodhen në intubim.


Bilanci ditor i COVID-19

93 raste pozitive – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.

72 pacientë te Infektivi – Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Qytetet e prekura – Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.

Shërohen 6 pacientë – Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

1401 raste aktive – Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (11 Korrik 2020)
Testime totale 31933
Raste pozitive 3371
Raste të shëruara 1881
Raste Aktive 1401
Humbje jete 89 (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 591
Durrës 229
Shkodër 178
Vlorë 120
Lezhë 68
Fier 42
Kukës 41
Korçë 34
Elbasan 33
Berat 25
Gjirokastër 22
Dibër 18

Apeli për qytetarëtMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19

Vijon…


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas