Kryesore

Shifra jo premtuese, rritet numri i rasteve të reja me koronavirus








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:19 - 20/01/21 |
mapo.al

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 670 raste të reja me koronavirus, nga 3331 testime të kryera (586 të infektuar ishin një ditë më parë).



Qytetet ku është përhapur infeksioni janë: 262 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 27 në Durrës, 25 në Fier, nga 23 raste në Lezhë, Vlorë, 21 në Krujë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, 14 në Kavajë, 13 në Shkodër, nga 12 raste në Sarandë, Dibër, Himarë, nga 11 raste në Kurbin, Mat, nga 10 raste në Korçë, Kukës, Cerrik, nga 9 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 8 raste në Librazhd, Delvinë, nga 7 raste në Prrenjas, Shijak, 6 në Peqin, nga 5 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Gramsh, Kuçovë, nga 4 raste në Pogradec, Tepelenë, Roskovec, nga 3 raste në Mirditë, Skrapar, Vorë, Patos, nga 2 raste në Memaliaj, Poliçan, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Kolonjë, Klos, Dropull, Konispol.


Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit (6 ishte numri i viktimave dje). Numri total i viktimave nga COVID-19 arrin në 1291.



Bëhet fjalë për 4 qytetarë, nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37-77 vjeç.



Ndërsa, 505 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit. 41,969 është numri i atyre që kanë mposhtur virusin vdekjeprurës që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.


Përditësimi i situatës

3331 testime të kryera – Janë kryer 3331 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 670 qytetarë.

Harta e të prekurve – 262 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 27 në Durrës, 25 në Fier, nga 23 raste në Lezhë, Vlorë, 21 në Krujë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, 14 në Kavajë, 13 në Shkodër, nga 12 raste në Sarandë, Dibër, Himarë, nga 11 raste në Kurbin, Mat, nga 10 raste në Korçë, Kukës, Cerrik, nga 9 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 8 raste në Librazhd, Delvinë, nga 7 raste në Prrenjas, Shijak, 6 në Peqin, nga 5 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Gramsh, Kuçovë, nga 4 raste në Pogradec, Tepelenë, Roskovec, nga 3 raste në Mirditë, Skrapar, Vorë, Patos, nga 2 raste në Memaliaj, Poliçan, nga 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Kolonjë, Klos, Dropull, Konispol.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Shqipëri - VOA: Java e fundit shënoi rënie të viktimave

505 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,969 që nga fillimi i epidemisë.

279 të shtruar në spitale – Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 279 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

4 viktima sot – Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë nga Tirana, Fieri, Kavaja dhe Mati, të moshave 37- 77 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.

COVID-19 – Statistika (20 Janar 2021)
Raste të reja ditore 670
Të shëruar në 24 orë 505
Të shtruar në spitale 279
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3331

Testime totale 321,372
Raste pozitive 69,238
Raste të shëruara 41,969
Raste Aktive 25,978
Humbje jete 1291

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15156
Fier 1953
Durrës 1444
Shkodër 1320
Elbasan 1055
Vlorë 1019
Lezhë 962
Korçë 874
Berat 812
Dibër 506
Gjirokastër 502
Kukës 375

Apeli i MSH për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

10


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas