Kronika

Rekord të infektuarish, 119 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:03 - 21/07/20 |
mapo.al

TIRANË – Rekord të infektuarish me koronavirus në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 119 raste të reja.


Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë në vendin tonë, që prej fillimit të pandemisë.


Numri i përgjithshëm i të prekurve shkon në 4290. 45 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin total të atyre që kanë mposhtur virusin vdekjeprurës në 2397. Raste aktive me COVID-19 janë 1176.


Katër pacientë kanë ndërruar jetë sot në dy spitalet COVID të Tiranës, ku po trajtoheshin me simptoma të rënda koronavirusi. Numri i viktimave nga virusi i rrezikshëm në vendin tonë, që prej fillimit të pandemisë, ka arritur në 117.


Bilanci i COVID-19 në 24 orët e fundit

4 viktima në 24 orët e fundit – Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75-vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

125 pacientë në spitalet COVID – Megjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

119 raste të reja – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.

Qytetet e prekura – Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

45 të shëruar – Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)
Testime totale – 36388
Raste pozitive – 4290
Raste të shëruara – 2397
Raste Aktive – 1776
Humbje jete – 117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 893
Durrës 201
Shkodër 201
Vlorë 100
Lezhë 89
Korçë 63
Kukës 52
Elbasan 51
Fier 43
Berat 35
Dibër 26
Gjirokastër 22

Apeli për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19. 

LEXO EDHE: 

117 viktima në Shqipëri, 125 pacientë në “luftë” me virusin në dy spitalet COVID


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas