Kronika

Shifrat mbeten tronditëse, 6 të vdekur sot nga koronavirusi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:28 - 15/08/20 |
mapo.al

6 persona kanë ndërruar jetë sot në dy spitalet COVID, si pasojë e koronavirusit, po aq sa edhe dje.


Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar.


Numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë arrin në 225. 143 raste u konfirmuan pozitiv sot me koronavirus, nga 650 testime për të dyshuar.


LEXO EDHE: 


143 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, 21 qytete të prekura në 24 orët e fundit


Etiketa: , , ,

Pas