Kronika

Shifrat mbeten të larta, 67 raste të reja me koronavirus, por janë më pak se dje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:18 - 25/07/20 |
mapo.al

Shifrat e të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë vijojnë mbeten të larta. Megjithatë, sot, në krahasim me një ditë më parë, kemi 37 të infektuar më pak.


67 raste pozivite me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë (104 ishin një ditë më parë). Numri total i të infektuarve arrin në 4637. Prej të cilëve janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur virusin në 2637, që nga fillimi i epidemisë.


Kjo e shtunë shënoi numër rekord të vdekurish. Në dy spitalet COVID, Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë humbur jetën 6 pacientë. Ky është numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë.


Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.


Bilanci i COVID-19

6 të vdekurFatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv: Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID-19 një 43-vjeçare dhe një 79-vjeçar nga Tirana dhe një 65-vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 62-vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56-vjeçar nga Kukës, dhe një 69-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. 

115 pacientë në spital Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.

67 raste të rejaGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

29 të shëruar Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.

Rastet e reja dhe qytetet e prekura – 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (25 Korrik 2020)
Testime totale – 38179
Raste pozitive – 4637
Raste të shëruara – 2637
Raste Aktive – 1866
Humbje jete 134 (Qarku Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1,)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 992
Durrës 213
Shkodër 195
Vlorë 97
Lezhë 83
Korçë 65
Fier 58
Elbasan 51
Kukës 42
Berat 31
Dibër 20
Gjirokastër 19

Apeli i MSH – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të respektojnë rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjerët, në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19. Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

LEXO EDHE: 

Tjetër rekord, 6 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas