Aktualitet

Shkon në 40 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:40 - 29/03/20 |
mapo.al

Edhe 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me një postim në Facebook ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 8 mjekë dhe infermierë të shëruar në Tiranë dhe Durrës.


Në total janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19 në Shqipëri. Aktualisht në vendin tonë janë 197 raste me koronavirus, ku 0 kanë humbur jetën dhe 40 janë shëruar. Kjo do të thotë se raste aktive me koronavirus në Shqipëri, janë 137.


Të shëruarit do të vijojnë të jenë të vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.




Etiketa:

Pas