Aktualitet

‘Shpërthen’ vatër e re koronavirusit në Krujë






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:41 - 21/05/20 |
mapo.al

Një person ka rezultuar pozitiv nga koronavirusi në Krujë dhe nuk është rast kontaktesh. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 14 teste në Krujë, nga të cilat rezultoi pozitiv vetëm një burrë.


Ditën e djeshme, u konfirmuan 15 raste të reja në të gjithë vendin duke e çuar në 964 numri total të të prekurve.


Ata ishin në Durrës, në Tiranë dhe Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Deri tani, Kruja ka 33 raste aktive me korònavirus.



Ndërsa gjendja në spitalin Infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi íntensive.




Etiketa: , ,

Pas