Një shqiptar 36-vjeçar është gjetur i vdekur në një burg në Greqi. Nga raportimet mësohet se ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikallas.
Shqiptari është gjetur i vdekur në qelinë e tij. Një autoambulancë e transportoi atë drejt spitalit të Trikallas, por ai ishte i pajetë.
Identiteti i të riut ende nuk bëhet me dije. Vijojnë hetimet dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes së 36-vjeçarit.