Pas 5 rasteve pozitive të një dite më parë, vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Krujë. Nga 73 testime të bëra ditën e djeshme, rezultojnë 3 raste pozitiv me Covid-19.
Bëhet fjalë për 2 kontakte dhe një punonjes fasonerie, të 3 nga qyteti i Krujes.
Situata në Krujë vijon të jetë problematike. Shkak kanë qenë fasnoeritë, ku koronavirusi u përhap me shpejtësi.
Deri më tani janë mbyllur shumica e fasonerive për shkak se nuk plotësonin kushtet.
Ditën e djeshme në vendin tonë u shtuan 17 raste me Covid-19, ku Tirana dhe Kruja mbeten vatrat problematike.