Kryesore

Si nisi aksioni tek Teatri, dhjetra aktivistë në Komisariat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 06:50 - 17/05/20 |
mapo.al

Aksioni i policisë për marrjen dhe shembjen e Teatrit ka nisur në orën 4 e 30 të mengjesit. Faza e parë ka qënë largimi me forcë i mbrojtësve, artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të opozitës.


Ata po qëndronin aty pasi ky aksion pritej. Aktualisht, gjenden në Komisarit shumë prej tyre, siç bëjnë të ditur mediat. Neritan Licaj, Robert Budina, Astrit Serenaj, Juli Emiri, Belind Kellici, e shumë të tjerë. Në polici janë shoqëruar edhe Kryemadhi apo Noka, që më pas janë liruar.


Pasi kanë nxjerrë njerëzit jashtë, ka nisur shembja. Budina dhe Karabina thanë se kishte ende të pranishëm aty brenda teksa fadroma goditi muret. Në krye të aksionit ka qënë Renea. Aktualisht, policia ka krijuar nje kordon të madh, dhe mban larg edhe aktivistët dhe mediat.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas