Aktualitet

Situata e fundit nga koronavirusi, 678 të infektuar dhe 5 vdekje









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:32 - 21/01/21 |
mapo.al

Mbeten të larta shifrat e koronavirusit në vend. Janë 678 raste të reja nga rreth 3088 testime të bëra në 24 orët e fundit.



Ndërkohë 5 persona kanë humbur jetën nga virusi, ndërsa 457 janë shëruar,


Harta e rasteve të reja- 243 raste në Tiranë, 35 në Vlorë, 34 në Durrës, 31 në Elbasan, 25 në Berat, 24 në Kavajë, 23 në Shkodër, nga 21 raste në Krujë, Kurbin, 18 në Fier, nga 14 raste në Kukës, Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Kuçovë, nga 11 raste në Mat, Dibër, nga 9 raste në Librazhd, Sarandë, Vorë, nga 8 raste në Kamëz, Divjakë, 7 në Korçë, nga 6 raste në Gjirokastër, Himarë, Peqin, Cerrik, nga 5 raste në Tepelenë, Belsh, nga 4 raste në Mirditë, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Prrenjas, Kolonjë, Skrapar, nga 2 raste në Has, Memaliaj, Shijak, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Klos, Gramsh, Konispol.




Të shëruar- Në 24 orët e fundit janë shëruar 457 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,426 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :  851 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit


Të shtruar në spital- Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.


Kanë humbur jetën- Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë nga Tirana, Kurbini, Librazhdi, Saranda, Lushnja, të moshave 70- 81 vjeç, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika (21 Janar 2021)
Raste të reja ditore 678
Të shëruar në 24 orë 457
Të shtruar në spitale 285
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3088

Testime totale 324,460
Raste pozitive 69,916
Raste të shëruara 42,426
Raste Aktive 26,194
Humbje jete 1296

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15302
Fier 1944
Durrës 1478
Shkodër 1341
Elbasan 1082
Vlorë 1026
Lezhë 961
Korçë 888
Berat 799
Gjirokastër 502
Dibër 486
Kukës 385

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas