Ministria e Shëndetësisë publikoi sot shifrat më të fundit nga pandemia COVID-19, në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 833 nga testime, janë konfirmuar me koronavirus 125 raste të reja (132 raste ishin dje). Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 12073, nga të cilët raste aktive, të izoluar ose në trajtim spitalor, janë 4889.
46 raste janë zbuluar në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.
Në dy spitalet COVID të Tiranës ndodhen të shtruar 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në terapi intensive 5 dhe ndodhen të intubuar.
Sot e kanë humbur betejën me koronavirusin 5 qytetarë (4 të vdekur ishin një ditë më parë). E kanë humbur betejën me COVID-19 një 74-vjeçare nga Korça, një 78-vjeçar nga Kukësi, një 89-vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 50-vjeçar dhe një 86-vjeçar. Numri total i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë arrin në 353.
43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë.
Përditësimi i situatës COVID-19
175 të shtruar në spital- Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
5 viktima sot – Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar.
833 testime– Janë kryer në 24 orët e fundit 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste.
Harta e të prekurve me koronavirus- 46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë.
43 të shëruar– 43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (18 Shtator 2020)
Testime totale 78050
Raste pozitive 12073
Raste të shëruara 6831
Raste Aktive 4889
Humbje jete 353 (Qarku Tiranë 169, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 22, Fier 18, Korçë 16, Lezhë 14, Kukës 10, Dibër 7, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2418
Durrës 549
Shkodër 373
Lezhë 286
Elbasan 266
Korçë 221
Fier 209
Vlorë 185
Kukës 143
Berat 105
Gjirokastër 67
Dibër 67
LEXO EDHE: