Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat më të fundit lidhur me situatën pandemike në vendin tonë. Nga 3029 testime me të dyshuar, kanë rezultuar të prekur me koronavirus 581 qytetarë (641 raste të reja ishin një ditë më parë).
Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar në 40,090 numrin e atyre që kanë mposhtur COVID-19.
5 është numri i atyre që kanë humbur jetën sot (4 ishte numri i vdekjeve ditën e djeshme). Nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç. Numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë arrin në 1270.
Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Përditësimi
581 të infektuar – Janë kryer 3029 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë.
Qytetet e prekura – Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin, Prrenjas, Gramsh, 7 raste në Mallakastër, Divjakë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Librazhd, Bulqizë, Shijak, Kuçovë, Libohovë, 4 raste në Korçë, Tropojë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Belsh, 3 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Dropull, 2 raste në Tepelenë, Vorë, Patos, Poliçan, 1 rast në Mirditë, Përmet, Selenicë, Roskovec.
465 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë.
276 në spital – Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
5 të vdekur sot – Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç.
COVID-19 – Statistika (16 Janar 2021)
Raste të reja ditore 581
Të shëruar në 24 orë 465
Të shtruar në spitale 276
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3029
Testime totale 310,667
Raste pozitive 67,216
Raste të shëruara 40,090
Raste Aktive 25,856
Humbje jete 1270
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14899
Fier 1923
Shkodër 1384
Durrës 1429
Lezhë 1017
Vlorë 1030
Korçë 890
Elbasan 1032
Berat 832
Dibër 552
Gjirokastër 477
Kukës 391
Thirrja për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.