Kronika

U raportua për vrasje, 67-vjeçari vdiq nga arresti kardiak në ish-bllok














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:31 - 20/11/20 |
mapo.al

Një person është ndjerë keq në zonën e ish-bllokut në kryeqytet dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.






Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” rreth orës 14:30 të kësaj të premte. Policia bën të ditur se P.S, 67 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak teksa ndodhej në një pikë Exchange për të thyer para.


Kjo ngjarje u shoqërua me mjaft mister, pasi disa banorë aty pranë raportuan për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me urgjencë forca të shumta policie dhe një autoambulancë.







Trupi i pajetë i 67-vjeçarit është transportuar drejt morgut të Tiranës ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.




Njoftimi i policisë



Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 20.11.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç.

Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: , , , ,

Pas