Aktualitet

Atentat me armë zjarri në Shkodër, plagoset Gëzim Bici (Foto+Video)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:15 - 28/04/20 |
mapo.al

Pas Lezhës dhe Durrësit, ngjarjet kriminale vijojnë në vend. Të shtëna me armë janë dëgjuar në afërsi të Urës së Bunës në Shkodër, ku dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat.


Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur Gëzim Bici. Gazeta Mapo mëson se 50-vjeçari ka marrë një plumb në dorë dhe një në qafë. Aktualisht ndodhet në reanimacionin e Spitalit Shkodër, në gjendje të rëndë për jetën.


Ishin qytetarë të rastit që lajmëruan policinë për ngjarjen e rëndë. 50-vjeçari mendohet se është qëlluar nga një person, në distancë të afërt.


Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në zonë, por ende nuk ka asnjë të ndaluar.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas