Pas Vlorës, të shtëna me armë zjarrë raportohet të kenë ndodhur edhe në Dibër mbrëmjen e sotme. Në fshatin Zall-Dardh të Dibrës një person është vetëplagosur.
Ai është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ndodhej në gjendje të rëndë për jetën, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.
Dibër / informacion paraprak
Rreth orës 20.50, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në fshatin Ndershen, njësia Adminstrative Reç, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasi Sh. L., rreth 23 vjeç, i cili ka qenë me bagëti në mal.
Në lidhje me vetplagosjen me armë zjarri të 23 vjeçarit ju informoj se shtetasi Sh. L, humbi jetën gjatë transportimit për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes