Aktualitet

Aksion antidrogë në Durrës, raportohet për të shtëna me armë zjarri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:03 - 11/05/21 |
mapo.al

Të shtëna me armë zjarri janë raportohen nga qyteti i Durrësit.






Burime pranë Policisë së qytetit bregdetar bëjnë me dije se të shtënat janë dëgjuar nga qytetarët në zonën e plazhit, lagjia nr.13 e qytetit të Durrësit. Nga të dhënat e para nuk raportohet për të plagosur.


Burime për MAPO theksojnë se struktura të Policisë së Shtetit po zhvillojnë një aksion antidrogë në qytetin e Durrësit.





Të shtënat kanë ardhur pikërisht gjatë këtij operacioni, ndërsa mësohet se me armë zjarri në ajër ka qëlluar një efektiv i policisë.



Policia po tenton të shkatërrojë një grup kriminal që shpërndan droga të forta si kokainë.



161


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas