Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagosen dy persona







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:17 - 18/09/20 |
mapo.al

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së premtes në qytetin bregdetar të Durrësit, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.


Ngjarja është regjistruar në lagjen Nr.13, pranë një lokali, por ende nuk dihet dinamika e saj.


Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit dhe njëri është më rëndë pasi ka marrë dëmtime në organet jetësore ndërsa tjetri është plagosur në këmbë.



Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.




Etiketa: , ,

Pas