Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në Kurbin, pranë Urës së Drojës. Të plagosur mësohet se kanë mbetur A.M., 50 vjeç dhe K.L.
Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Mësohet se policia dhe Grupi Hetimor janë nisur drejt Kurbinit për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.