Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Mamurras, Lezhë. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar.
Të shtënat dyshohet të kenë ndodhur pas një konflikti të çastit ndërmjet dy të rinjve. Njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar.
Plumbat nuk e kanë kapur personin tjetër. Policia thotë se ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave e kapjen e autorit.
Njoftim Policia Kurbin:
Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar
Më datë 12.01.2021, në fshatin Adriatik, Kurbin shtetasi A.B.,20 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën ka qëlluar në ajër.