Një palgosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Peqin. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është nisur drejt Spitalit të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore.
Burime për MAPO, bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Besmir Hakballa. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Raportohet se Hakballa ndodhet në gjendje të rëndë ndërsa pritet të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.