Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qendër të Elbasanit mesditën e sotme.
Burime për MAPO bëjnë të ditur se një person ka qëlluar disa herë me armë zjarri në lagjen “Kongresi i Manastirit” dhe është larguar.
Mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa të shtënat kanë alarmuar qytetarët. Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.