Kronika

Lajmi i Fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Shijak, plagoset 28-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:47 - 30/05/20 |
mapo.al

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në Shijak. Sipas informacioneve paraprake, një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.


Mësohet se i riu është dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Burime për mediat bëjnë me dije se i riu ka marrë një plumb në këmbë dhe është identifikuar si Henri Isai.


Ende nuk dihet identiteti i autorit, por mësohet se policia është vënë në ndjekje për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin tij.


Policia, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, bën me dije se ngjarja ka ndodhur saktësisht tek stadiumi në rrethana ende të paqarta.


Njoftimi i Policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP  Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .


Etiketa: ,

Pas