Aktualitet

Tenton të vrasë me thikë kunatin, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:52 - 06/05/20 |
mapo.al

Një 45-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë kunatin e tij në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Emin Duraku”, ku 45-vjeçari pasi e ka goditur me thikë kunatin, ka tentuar edhe ta vrasë.


“Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi R. R., 45 vjeç, është larguar me shpejtësi.


Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij”, – thotë policia.


Njoftimi


Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy personave.

Vihet në pranga 45-vjeçari që tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Emin Duraku” kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte goditur me thikë shtetasin tjetër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi R. R., 45 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. R., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë kunatin e tij shtetasi A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.


Etiketa: , ,

Pas