Aktualitet

Dy tërmete radhazi 5.1 dhe 4.6 ballë në Tiranë e Durrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:59 - 28/11/19 |
mapo.al

Toka nuk gjen qetësi. Në Tiranë dhe Durrës regjistrohet një tjetër tërmet i fortë, pak çaste më parë, pikërisht në mesditë, me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë deti Adriatik, pranë Kepit të Rodonit, në një thellësi prej 10 km. Pas këtij tërmeti të fortë është regjistruar brenda pak sekondash një tjetër lëkundje 4.6 ballë.













Raportohet se në Tiranë dhe Durrës banorët kanë lënë shtëpitë dhe dalë në rrugë në këto momente nga paniku i lëkundjeve sizmike. Megjithatë sizmiologët qetësojnë qytetarët dhe shprehen se edhe tërmeti i sotëm është paslëkundje, e cila do vijë në ulje. Kujtojmë që edhe pasditen e djeshme u regjistrua një tërmet 5.3 ballë, i cili shkaktoi edhe dëmtime në disa banesa në Durrës.



Që prej tërmetit shkatërrimtar prej 6.4 ballë i shkallës rihter, të martën në orën 03:54 minuta, në vendin tonë janë regjistruar mbi 500 paslëkundje.



LEXO EDHE:

Tërmeti 5.1 ballë, sizmiologu: Paslëkundje, s’ka vend për panik

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas