Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës righter ka goditur Shqipërinë pasditen e sotme. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik.
Thellësia e tërmetit ishte 5 km, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në Durrës dhe zonat përreth. Tërmeti ishte 23 km larg Durrësit dhe 42 km nga Tirana.
Prej pak ditësh janë rikthyer tërmetet në vend, duke rikthyer kështu panikun tek qytetarët. Mesnatën 7 tetorit, një tërmet me magnitudë 4.0 goditi vendin, ndërsa epiqendra e tij ishte po në Adriatik.
Ky tërmet u pasua nga një tjetër lëkundje me magnitudë 3.4 të shkallës righter.
Ministria e Mbrojtjes në vendin tonë raportoi se tërmeti me magnitudë 4.0 u pasua gjatë natës nga 42 pasgoditje.